Skip Navigation or Skip to Content
X
BURG m.sh.
1. Ndërtesë e posaçme dhe e ruajtur, ku mbahen ata që janë dënuar nga gjyqi me heqje të lirisë, vend ku mbahen të burgosurit. Roje burgu. Qelitë e burgut. Regjim burgu. E futën në burg. Ra (përfundoi) në burg. U lirua (doli) nga burgu. Iku (u arratis) nga burgu.
2. krahin. Qilar ku ruhen ushqime e pije; haur bagëtish. Burgu i verës (i vajit). Burgu i kuajve (i dhive, i gjësë së gjallë).
3. shih BURGIM,~I
4. Burg i rëndë (i lehtë). I dënuar me burg. Një vit burg. Bëri burg. Shpëtoi nga burgu.
5. fig. Vend ku jeta është e rëndë dhe e padurueshme për shkak të shtypjes e të terrorit, të mjerimit e të ndjekjeve. Burg fashist. Burg popujsh.
6. Errësirë e madhe, terr i madh. U bë (është) burg.
7. Kodër e vogël shkëmbore e veçuar nga mali; majë shkëmbore e një mali, shkëmb i thepisur. * Iu bë jeta burg iu bë jeta e rëndë dhe e padurueshme, iu nxi jeta. Ia bëri udhën (rrugën) burg a) ia zuri dritën e s'e lë të shohë udhën; b) ia errësoi punën e s'e lë të kuptojë se si duhet të veprojë, nga t'ia mbajë.