Skip Navigation or Skip to Content
X
BUROKRATIK mb.
1. Që ka të bëjë me burokracinë e me burokratizmin; që i shërben burokracisë e burokratizmit; që karakterizohet nga burokratizmi. Shtet (aparat) burokratik. Makina burokratike. Centralizmi burokratik.
2. Që ka të bëjë me burokratin, që karakterizon sjelljen, punën e veprimet e burokratit; që është veti e burokratit. Qëndrim (koncept) burokratik. Veprime (shtrembërime, frymë) burokratike. Zvarritje (zgjidhje) burokratike. Metodë burokratike.