Skip Navigation or Skip to Content
X
BURRËRI f.
1. Të qenët në moshën e burrit, të qenët burrë; mosha e mesme e njeriut ndërmjet djalërisë dhe pleqërisë, mosha e pjekurisë. Dhëmbi i burrërisë. Arriti burrërinë.
2. përmb. Tërësia e burrave të një vendi, të një shtëpie etj., burrat. Burrëria e fshatit. Burrëria e shtëpisë. U mblodh burrëria.
3. Të qenët i fortë, trim, i besës e fisnik, të qenët burrë me veti morale të larta; qëndrim i guximshëm, i vendosur dhe i papërkulur para një vështirësie, fatkeqësie a rreziku. Tregoi burrërinë. E humbi burrërinë. E përballoi (i qëndroi) me burrëri. Kam burrërinë... kam guximin... * S'e jep burrëria nuk e lejon zakoni i mirë, trimëria dhe fisnikëria e burrit.