Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BURRËROR

    mb.
    1. Që i përket burrit, që e ka burri, prej burri; që është karakteristik për burrat, burrash. Zë burrëror. Fytyrë (tipare, pamje) burrërore. Vështrim burrëror. Valle (këngë) burrërore.
    2. Që karakterizohet nga qëndresa e vendosmëria para vështirësive e rreziqeve që shpreh guxim e trimëri; që është plot burrëri e fisnikëri. Qëndrim (karakter) burrëror. Luftë burrërore.