Skip Navigation or Skip to Content
X
BURSË II f.sh.
1. Institucion financier e tregtar në vendet kapitaliste, ku kapitalistët ndjekin kursin e monedhave të arit, të aksioneve e të letrave të tjera me vlerë, luajnë me to dhe bëjnë marrëveshje financiare e tregtare për të nxjerrë fitime në kurriz të masave punonjëse dhe të njëri-tjetrit; ndërtesa e këtij institucioni. Bursa financiare. Bursa tregtare. Bursa e mallrave. Veprimet e bursës. Kursi i bursës. Ulja (rënia) e vlerave në bursë. Buletini i bursës. Luan në bursë.
2. Institucion ndërmjetësues në vendet kapitaliste, që shërben për t'u gjetur krahë pune sipërmarrësve; ndërtesa e këtij institucioni. Bursa e punës.