BUSHTËR
f. sh.
- Femra e qenit, buçe, shakë. Leh si bushtër. Bushtra që nxiton shumë, pjell këlyshë të verbër. fj.u.
- thjeshtligj., shar. Grua që s’mban qëndrim të mirë moral, grua e ligë, e përdalë, bishttundur; grua llafazane e ngatërrestare.
- mit. Qenie e përfytyruar si kuçedër, që, sipas besimeve të kota, villte zjarr e rrufe.
- zool. shih DOSËZ,~A.