Skip Navigation or Skip to Content
X
BUSULL f.sh.
1. Vegël e përbërë nga një kuti e vogël, e rrumbullakët dhe e mbuluar me xham, e cila ka një fushë të shkallëzuar dhe një gjilpërë magnetike që tregon gjithmonë Veriun dhe përdoret për t'u drejtuar sipas pikave të horizontit ose për të matur këndet e drejtimit. Busull detare. Busull magnetike. Busull gjeologjike (topografike). Busull xhepi. Drejtohem me busull.
2. fig. Udhërrëfyes, drejtues që s'të lë të gabosh; ai që të tregon drejtimin e duhur. Busull e pagabueshme. Busull drejtuese.