Skip Navigation or Skip to Content
X
BUTAK m.sh.zool.
Tip kafshësh të vogla me trup të butë, pa skelet e të mbuluar me një cipë të përjargur, që kanë zakonisht një guaskë mbrojtëse dhe që rrojnë kryesisht në ujëra të kripura e të ëmbla; molusk. Butakë uji (deti). Butakë toke. Butakë me (pa) guaskë.
BUTAK mb.
1. Shumë i butë, i qullët; që është pjekur shumë dhe është bërë si brumë (për frutat). Dardhë butake. Pjepër butak.
2. fig. Që nuk ka karakter të fortë, që nuk ka kockë të fortë (për njerëzit).