Skip Navigation or Skip to Content
X
BUTËSI f.
1. Të qenët i butë, vetia e diçkaje që është e butë (për sendet, për kohën etj.); kund. ashpërsi; fortësi. Butësia e flokëve. Butësia e klimës. Shkel me butësi shkel lehtë, butë.
2. fig. Qëndrim i butë, të qenët i butë (nga sjellja, nga karakteri etj.); kund. ashpërsi; vrazhdësi. Shenjë butësie. Fryma e butësisë. Sillet me butësi sillet me të butë, sillet me të mirë.