Skip Navigation or Skip to Content
X
BUXHAK II m.sh.bot.
Bimë barishtore njëvjeçare, e ngjashme me grashinën, me kërcell të gjatë e të përkulshëm, me gjethe çift e me lule të kuqe, që lëshon bishtaja me shumë fara të zeza e të rrumbullakëta dhe që mbillet si hasëll për ushqim të kafshëve. Buxhak hasëll. Farë (bishtajë) buxhaku. Kullot në buxhak (lopët). Ushqen me buxhak.