BUXHET m.sh.
1. fin. Plan financiar kryesor i një shteti, shuma e parashikuar e të ardhurave dhe e shpenzimeve të një shteti sipas degëve të ndryshme dhe për një kohë të caktuar; pasqyrë që jep këtë parashikim. Buxheti vjetor. Buxheti shtetëror (i shtetit). Buxheti kombëtar. Buxheti për zhvillimin e ekonomisë. Buxheti për arsimin e kulturën. Pasqyra e buxhetit. Miratohet (shpallet) buxheti.
2. bised. Të ardhurat e një familjeje, të një njeriu etj., që prishen në një kohë të caktuar për të përballuar jetesën. Buxheti familjar (vetjak). Rregulloi buxhetin.