BUZË
If. sh.
- Dy pjesët e jashtme të tulta e të lëvizshme të gojës: buza e sipërme (e poshtme); buzë të holla; me buzë në gaz; cepi i buzëve; të kuq buzësh; mblodhi (shtrembëroi) buzët (edhe fig.); kafshoi buzën; lëpiu (fshiu) buzët; e puthi në buzë; vë buzën në gaz buzëqesh; i qeshi buza (edhe fig.).
- Skaji i një sendi, zgrip, anë; vijë, kufi; breg: në buzë të greminës; buza e gotës (e tryezës); buza e rrugës (e arës); në buzë të detit (të liqenit); e mbushi buzë më buzë.
- Fillimi i një kohe a i një ngjarjeje, prag: në buzë të mbrëmjes (të dimrit, të pleqërisë).
- Edhe sh. -a(t) shkëmb i thepisur, humnerë: ra nga buza.
- Gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta në fusha të ndryshme: buzë lepuri (mjek.) buzëlepur; buzë nuseje (bot.) gjembaç me lule të verdha.
IIparafj.
- (r. rr.) 1. pranë, anës: buzë detit (lumit, Vjosës); buzë arës (kufirit). 2. në prag, në fillim: buzë dimrit.
Shprehje
- I bën buzë (hundë) (diçkaje) nuk e pëlqen, i bën naze (për ushqime etj.); (është bërë) buzë gjyshi është ftohur shumë; me buzë (me zemër) të plasur shumë i dëshpëruar, i pikëlluar; me buzë (me turinj, me hundë) varur i vrenjtur, i zemëruar, i mërzitur; i dridhet buza (mjekra) është tronditur shumë, është prekur thellë, ngashërehet; ia do buza, por s'ia lë hunda e dëshiron shumë diçka, por s'mund ta ketë; i fshij buzët nuk kam më shpresë për diçka; (është) buzë brisku është shumë i hollë a shumë i mprehtë; (është) në buzë (në zgrip, në grykë) të varrit është në prag të vdekjes; kafshoi buzët u pendua për atë që tha; i ka buzët me qumësht mospërf. është ende i vogël, i papërvojë a i papjekur, është çilimi; mbledh (rrudh, shtrembëron, përdredh) buzët shpreh pakënaqësi a përbuzje; më plasi (më poqi) buzën më mundoi shumë, ma solli në majë të hundës; s'i qesh buza (fytyra) është i ngrysur e nursëz; i shkoi (i vajti) buza vesh më vesh u shkri së qeshuri nga kënaqësia; m'u tha buza (goja
- ) (për diçka); i vari buzët (hundët, turinjtë) u mërzit a u zemërua shumë, u pezmatua.