BUZËQESH jokal.
1. Vë buzën në gaz, qesh lehtë duke lëvizur pak buzët; nënqesh. Buzëqesh i gëzuar. Buzëqesh lehtë (ëmbël, hidhur). Buzëqesh me pahir (me qesëndi). I buzëqeshin njëri-tjetrit.
2. vet. veta III fig. Del, shfaqet me një pamje të gëzueshme e të këndshme. Buzëqesh dielli (hëna). Buzëqesh mëngjesi. Buzëqesh deti. Buzëqesh natyra (pranvera).
3. vet. veta III fig. Më del përpara si diçka e bukur dhe e gëzuar, më afrohet si diçka premtuese, duket sikur do t'ia arrij, më bëhet i mundshëm (për fitoren, suksesin etj.). Nuk i ka buzëqeshur fati nuk i ka ecur në jetë. Na buzëqesh e ardhmja.