Skip Navigation or Skip to Content
X
BUZM m.sh.
1. Kërcu i madh. Buzm i trashë (i rrumbullakët). I shëndoshë si buzm. Pres një buzm.
2. etnogr. Kërcu i trashë që vihej në zjarr natën e kërshëndellave. Nata e buzmit nata e kërshëndellave. Buzmi bujar! përshëndetje që përdorej natën e kërshëndellave.
3. Carani i vatrës.