Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BYLYK

    m. sh.
    1. hist. Njësi ushtarake në Perandorinë Osmane, që përbëhej nga njëqind deri dyqind e pesëdhjetë ushtarë me pagesë.
    2. vjet. Turmë njerëzish, tufë kafshësh a grup sendesh. Një bylyk njerëzish (fëmijësh, grash). Një bylyk delesh. Një bylyk ullinjsh. U ndanë në bylykë.

      Shprehje

      • Ra në bylyk vjet. e kapërceu moshën e miturisë, arriti moshën madhore dhe mund ta përballojë jetën në mënyrë të pavarur, erdhi në moshë, u bë burrë.