BYLYK m.sh.
1. hist. Njësi ushtarake në Perandorinë Osmane, që përbëhej nga njëqind deri dyqind e pesëdhjetë ushtarë me pagesë.
2. vjet. Turmë njerëzish, tufë kafshësh a grup sendesh. Një bylyk njerëzish (fëmijësh, grash). Një bylyk delesh. Një bylyk ullinjsh. U ndanë në bylykë. * Ra në bylyk vjet. e kapërceu moshën e miturisë, arriti moshën madhore dhe mund ta përballojë jetën në mënyrë të pavarur, erdhi në moshë, u bë burrë.