Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BYRO

    f. sh.
    1. Grup njerëzish të zgjedhur në krye të një komiteti ose të një organizate politike e shoqërore, që udhëheqin veprimtarinë e komitetit a të organizatës për një periudhë të caktuar.
    2. Grup specialistësh që drejton veprimtarinë tekniko-shkencore në një ndërmarrje, udhëheq e kontrollon një veprimtari të caktuar në një institucion shtetëror ose është ngarkuar të studiojë një çështje me rëndësi. Byroja teknike (teknologjike). Byroja e projektimit. Byroja e çmimeve.