Skip Navigation or Skip to Content
X
BYTHË f.sh.bised.
1. anat. Pjesa e prapme e trupit të frymorëve në fund të kurrizit; organi i jashtëqitjes dhe mollaqet; të ndenjurat. Bytha e foshnjës. Bytha e kalit. Bytha e pulës. Rri në bythë.
2. Fundi i një ene nga ana e jashtme. Bytha e kusisë (e kazanit, e tiganit, e shishes).
3. Pjesa e poshtme e një druri a e një sendi që rri pingul në tokë, fundi i një druri, rrëza. Bytha e fikut (e ullirit, e lisit, e arrës, e kumbullës). Në bythë të mullarit.
4. shih BYTHÇ/E,~JA. * Bytha e kusisë! shar. shih te KUSI,~A. Me bythë përpjetë shih te PËRPJETË. Ishte bythë e brekë me dikë thjeshtligj., keq. ishte tepër i afërt me dikë, ishte i lidhur shumë ngushtë me të. S'i zë bytha vend thjeshtligj., keq. shih te VEND,~I.
BYTHË parafj.thjeshtligj.
Në pjesën e poshtme (të një druri a të një sendi që rri pingul), rrëzë. Bythë lisit (rrapit, manit). Bythë mullarit.