CA
Indajf.
- Në njëfarë mase, jo aq pak; pak, diçka: edhe ca; ca i vështirë; fjeti (pushoi) ca; rri dhe ca; ca më shumë; ca më tutje; ca më vonë; ca nga puna, ca nga vapa; ca nga ca pak nga pak; dalëngadalë; pjesë-pjesë; erdhën njëzet e ca veta; ishte gjashtëdhjetë e ca vjeç.
IIpacak. bised.
- Disa: ca njerëz; ca kafshë (shpendë); ca mollë; para ca ditësh; ca të nënës, ca të njerkës (fig.).
- Një pjesë nga diçka; një sasi jo e madhe: ca bukë (mish); ca ujë; ca kohë.
IIIpj.
- Përdoret për të shprehur njëfarë habie, admirimi a përçmimi ose kur dikush a diçka ngjan me një tjetër: kishte ca dhëmbë të bardhë si rruaza.