Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    CAK

    m. sh.
    1. Vija që kufizon diçka; pika më e fundit a më e lartë e diçkaje; kufi; skaj: caqet e arës (e fshatit); caku i vrapimit (sport.); caku më i lartë kulmi.
    2. fig. Kufiri që është caktuar për diçka; afat; pikësynim: caqe të ngushta; caqet kohore; brenda (jashtë) caqeve; pa cak e pa anë; e kaloi cakun; nuk ka cak.
    3. Vendi ku dikush jeton a punon: njeri pa cak; zuri cak; dera e përtimit caku i mjerimit (fj. u.).
    4. Gropë e vogël në lojën e doçes, bice; shenjë si kufi në disa lojëra fëmijësh: zuri cakun.
    5. mat. Madhësi e pandryshueshme, së cilës mund t'i afrohet shumë një madhësi tjetër e ndryshueshme.

      Shprehje

      • Deri në cakun (në pikën
      • ) e fundit; e zuri në cak keq. e zuri me presh në duar.