Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    CAKËRR

    ndajf. bised.
    1. Drejt përpjetë; pingul. Cakërr përpjetë. Cakërr teposhtë. E mbaj cakërr. Bie cakërr. Dhi e zgjebur, bishtin cakërr thuhet me mosmiratim për një njeri që kërkon e synon gjëra shumë më të mëdha nga ç'i takojnë a nga ç'mund të bëjë; hem qeros, hem qibar.
    2. Duke e mbajtur trupin drejt e me hijeshi (në të ecur). Ecën cakërr.
    3. përd. mb. fig. I zbrazët, bosh; mendjelehtë. E ka kokën cakërr.

      Shprehje

      • E mban bishtin cakërr keq. mbahet me të madh, kapardiset (zakonisht për femrat).