CAKTIM m.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve CAKTOJ, CAKTOHEM. Caktimi i çmimeve. Caktimi i datës. Caktimi i vendeve. Caktimi i detyrave (i normave). Caktimi i përgjegjësit.
2. bised. Masë e caktuar; afat i caktuar, cak, kufi. I dhanë leje pa caktim.
3. sh. ~E, ~ET drejt., vjet. Vendim; nen i një ligji, i një rregulloreje etj., ajo që caktohet me një ligj a vendim.