Skip Navigation or Skip to Content
X
CAKTOJ kal.
1. Vendos prerazi sasinë, masën ose vendin e diçkaje, i vë një cak; vë një afat, vendos që më përpara me përpikëri kohën e nevojshme për diçka. Caktoj çmimin (shpërblimin, rrogën, pensionin). Caktoj kufijtë. Caktoj orën (ditën, datën, afatin, kohën). Caktoj takimin.
2. E vë në një detyrë, e ngarkoj me një punë; e emëroj; i jap a i ngarkoj (një punë, një detyrë etj.). E caktuan përgjegjës (brigadier, komisar). Caktoj në një detyrë. I caktoj një punë (një detyrë).
3. E lë për një qëllim, e ndaj për një punë. Caktoj truallin për ndërtim. Caktoj një tokë për vresht. Caktoj grurin (misrin, patatet...) për farë.
4. Përcaktoj mënyrën e një veprimi, vendos mirë për një qëndrim. Caktoj vijën. Caktoj strategjinë (taktikën).