Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    CANGËL

    If. sh. krahin.
    1. Kapëse e vogël, zakonisht prej teli, që përdoret për të mbërthyer rrobat ose për të varur diçka në to; mbërtheckë. E mbërtheu me një cangël. E vari në një cangël.
    2. vet. sh. Rrecka që varen nga rrobat e grisura, zhele.
    IIndajf. krahin.
    1. Varur, pezull në ajër. E mbaj këmbën cangël. E ngre cangël. Rri cangël. Varet cangël.
    2. fig. Pezull, në erë, mëdysh, me mendje të ngritur. E ka mendjen cangël. Ka mbetur cangël.