ÇAFKË II f.sh.
1. Filxhan ose gotë me vegjë për të pirë. Çafkë uji. Çafkë me raki (me qumësht). Mbush një çafkë. Pi një çafkë.
2. Maja e kokës, buti i kresë. Çafka e kokës. I ra në çafkë. I çau çafkën. Po me luan çafka e kokës po më luan mendja. Mblidhe çafkën! mblidhe mendjen!
3. Tufë pendësh në majë të kokës së pulave ose të disa zogjve; kaçul. Çafka e këndesit lafsha e këndesit. Pulë me çafkë. Ka një çafkë në kokë. Mban çafkën përpjetë.
4. Lëvozhgë, gujavë. Çafka e vezës. Çafka e lajthisë.