ÇAKALL sh m.
1. zool. Kafshë gjitarë grabitqare më e vogël se ujku, me qime të kuqërreme, që ushqehet zakonisht me ngordhësira dhe që nxjerr një angullimë të fortë. Tufë çakejsh. Ulërima (angullima) e çakallit. Hante si çakall. Çakalli bëri kërdinë, ujkut i doli nami. fj.u.
2. fig. keq. Njeri gjakpirës e i pangopur; ai që ulërin duke kërcënuar të tjerët. Çakejtë gjakpirës. Çakejtë imperialistë. Kope çakejsh. Britma çakejsh. Çakej të një strofke. * Kur s'ke ara në mal, pse bën dava me çakejtë? fj.u. shih tek AR/Ë,~A.