ÇAKALLE f.sh.
1. Copë dërrase, që përplasët mbi gurin e sipërm të mullirit, kur ky rrotullohet dhe që rregullon rënien e kokrrave të drithit midis mokrave pak nga pak prej lugut të koshit; trakzë. Çakalle mulliri. Trokitja e çakalles. Ul (ngre, rregulloj) çakallen. Flet si çakalle mulliri flet pa pushim.
2. fig. keq. Njeri që flet shumë e pa pushuar, llafazan. Çakalle e prishur. Çakalle mulliri. * I bie një çakalleje me dikë flet në mënyrë që t’i bëjë qejfin dikujt tjetër ose si t'i vijë mbarë atij, i shkon për fije.