Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇAKËL f.sh.
1. Copë e vogël e diçkaje, çikërrimë; send i vogël pa ndonjë vlerë, rraqe. Çakla druri. Mbledh çakla. Luan me çakla.
2. fig. Fjalë ose punë pa vlerë e pa rëndësi; gjepur. Merret me çakla. Flet çakla. * S’bën një çakël nuk ka asnjë vlerë, s’vlen një dysh. Mblodhi (mbajti) çaklat u largua nga një vend me të gjitha ç’kishte, mblodhi leckat.