Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇAKËRDISEM vetv.bised.
1. vet. veta III. Shpërndahet andej-këndej në mënyrë të çrregullt, përhapet në rrëmujë. U çakërdis bagëtia. U çakërdis ushtria. U çakërdisën fëmijët. U çakërdisen si zogjtë e korbit.
2. fig. Më prishet mendja, bëhem si i hutuar e nuk di si të veproj; hutohem. U çakërdis nga mendtë. Iu çakërdis mendja. U çakërdis nga telashet e shumta. * Iu çakërdis gjumi nuk e zë gjumi më, i iku gjumi.