Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇAKËRDISUR mb.bised.
1. Që është shpërndarë andej-këndej në mënyrë të çrregullt, që është përhapur pa rregull; i çrregullt, i shprishur. Tufë e çakërdisur. Grumbull i çakërdisur. Rreshta të çakërdisur. Flokë të çakërdisur.
2. fig. Që i është prishur mendja, që është hutuar e nuk di si të veprojë ose nga t'ia mbajë; i hutuar. Njeri i çakërdisur. Me mendje të çakërdisur. Vështrim i çakërdisur. Vrapon si i çakërdisur.