ÇALLMË f.sh.
1. Rrip i gjatë pëlhure me ngjyrë të bardhë, të zezë ose të gjelbër, që mbështillet disa herë rreth festes a qeleshes dhe që e mbajnë në kokë klerikët myslimanë dhe burrat në disa vende. Çallmë e bardhë (e gjelbër, e zezë). Çallmë hoxhe. Çallma e dervishit. Me çallmë në kokë. Vuri (hoqi) çallmën. Lidhi (mbështolli) çallmën.
2. Kaçuli i disa shpendëve. Pule me çallmë. Pëllumb me çallmë.
3. gjell. Ëmbëlsirë e gatuar me miell e me vezë në trajtë kësulash të vogla, që përvëlohet me sherbet. Bëj çallma.
4. vet. sh. Pufka misri.
5. fig. bised. Pamje, paraqitje, dukë. Nuk ka çallmë për burrë. Paska çallmë të ashpër. * I vuri çallmën dikujt e mashtroi, i vuri brirë. Lule çallmë bot. çallmare.