ÇAMARROK
mb. bised.
- Që është pak i prapë e i pashtruar; çapkën (për të vegjlit). Djalë çamarrok. Vajzë çamarroke. Kec çamarrok.
- Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Çamarrokët e lagjes. Çamarroku i babit! përk. Tufë çamarrokësh.
Fjalor i gjuhës shqipe