Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇAMÇAKËZ m.
1. Lëndë e ngurtë, e verdhë dhe e tejdukshme, që nxirret nga rrëshira e drurëve halorë dhe që përdoret për ngjitje, për izolim dhe për të fërkuar harqet e veglave me tela. Çamçakëz për violinë. Bëj (fërkoj) me çamçakëz. Nxjerr çamçakëz.
2. sh. ~Ë, ~ËT. Lloj gome e përzier me një lëndë me erë të mirë dhe me sheqer, që mbahet në gojë për ta përtypur. Një copë çamçakëz. Përtyp (mbaj në gojë) çamçakëz.