Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇAPËLOHEM vetv.
1. Shqyhem duke u hapur fort anash. Çapëlohet dega. U çapëlua me dysh.
2. vet. veta III. Hapet fort gati sa të shqyhet, shqyhet (për pjesët e trupit). Iu çapëlua goja. Iu çapëluan këmbët. Iu çapëluan sytë iu zgurdulluan sytë.
3. Hap fort këmbët anash; rri me këmbë të hapura fort anash. U çapëlua pranë zjarrit. Ishte çapëluar majë një peme.
4. fig. Përpiqem shumë, lodhem e dërrmohem për të bërë diçka, bëhem copë për të arritur diçka, copëtohem. U çapëlua sa e rregulloi. Çapëloheshin gjithë ditën.