Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ÇAPËLOJ

    kal.
    1. Shqyej duke e hapur a duke e tërhequr fort në të dy anët. Çapëloj degën. Çapëloj mishin. I çapëloi gojën. Çapëloj me dysh. E çapëloi për këmbësh. E çapëloi me duar.
    2. Hap fort gati sa të shqyhet, shqyej (për pjesët e trupit). Çapëloj këmbët. Çapëlon gojën. Çapëlon sytë zgurdullon sytë.
    3. Kapërcej diçka ose i hipi sipër duke hapur fort këmbët. Çapëloj kapërcyellin. E çapëloi hendekun. Ia çapëloi kalit.