ÇAPKËN m.sh.
Djalë i hedhur, i dhënë pas lodrave e dëfrimeve; djalë i lëvizshëm, gazmor e pak i prapë. Çapkën i madh. Çapkënët e lagjes. I binin me qafë ca çapkënë.
ÇAPKËN mb.
1. Që është i hedhur e pak i prapë, që është i lëvizshëm e gazmor. Djalë çapkën. Vajzë çapkëne. Fëmijë çapkën.
2. Që është veti e çapkënit, prej çapkëni. Vështrim çapkën. Buzëqeshje çapkëne.