Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇARMATOS kal.
1. I heq armët, i marr armët, e lë pa armë ose pa armatime; kund. armatos. Çarmatos ushtarët. Çarmatos kundërshtarin. Çarmatos një keqbërës. Çarmatos një anije.
2. I heq armatimet a forcat ushtarake. Çarmatos një vend.
3. fig. I heq dikujt mjetet për të luftuar a për t'u mbrojtur; i thyej vullnetin për të kundërshtuar ose për të sulmuar. E çarmatosi me fjalë. Përpiqen të çarmatosin klasën punëtore.
4. usht. I heq mundësinë një arme që të shkrehë; i heq predhat ose lëndën shpërthyese një arme, zbraz që të mos shkrehë; kund. armatos. Çarmatos mitralozin. Çarmatos shulin.