ÇATALLOJ kal.bised.
1. Ndaj me dysh duke i hapur bigat anash, bigëzoj; shtrembëroj duke i kthyer majat anash. Çatalloj një dru.
2. Hap fort në të dy anët. Çatalloj këmbët.
3. fig. Prish; sjell çrregullim ose grindje. Çatalloj punën. Iku e na çatalloi.
4. Çaprazoj. Çatalloj sharrën.
5. Çakërrit. Çatalloj sytë.
6. Vë me majat një andej e një këndej. I çatallonin armët në silah.