Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ÇATMA

    f. sh.
    1. Mur i hollë ndarës, zakonisht prej dërrasash ose thuprash të lyera me baltë a me suva. Çatma e hollë. Çatma dërrase (kallami). Çatmaja e dhomës. Çatma me thupra. Nga ana tjetër e çatmasë. Ndaj (pres) me çatma.
    2. përmb. Dërrasa të holla ose thupra, që përdoren si lëndë për mure të holla; petavra. Mur me çatma. Tavan me çatma.