Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇAUSH m.sh.hist.
1. Nënoficer me gradën e rreshterit në ushtrinë e Perandorisë osmane. Çaush këmbësor (kalorës).
2. Ushtarak pranë një oficeri të lartë ose një komandanti për të kryer detyra të ndryshme. Çaushët ngrinin çadrat.
3. Polic bashkie në Shqipëri para Çlirimit.
4. Kryepunëtor në punë botore para Çlirimit * Rrush çaush bot. lloj rrushi kokërrmadhe i bardhë. Zog çaush zool. shih te ZOG,~U.