Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇËSHTJE f.sh.
1. Anë ose pikë e një pune a e një dukurie, që ka nevojë të shqyrtohet e të rrihet për ta zgjidhur; temë ose një anë e saj, për të cilën ka diskutime, mosmarrëveshje a dyshime; gjendje që kërkon një zgjidhje, problem. Çështje e rëndësishme. Çështje e mprehtë. Çështje kyç. Çështjet kryesore. Çështje e vështirë (e ndërlikur, e errët). Çështje e diskutueshme (e pazgjidhshme). Çështje e veçantë. Çështje e hapur. Çështje parimore. Çështje shoqërore (politike, ekonomike, shkencore). Çështja kombëtare. Çështja fshatare. Çështja e kufijve. Çështjet e ditës. Çështja në fjalë. Thelbi i çështjes. Zgjidhja e një çështjeje. Ngre (shtroj, zgjidh) një çështje. Shqyrtoj (trajtoj, rrah, prek, ndriçoj, sqaroj) një çështje. Me del një çështje. Çështja shtrohet kështu. E bëj çështje të të gjithëve. Kjo është çështja.
2. vet. nj. Një punë e madhe për të cilën përpiqemi ose një qëllim i rëndësishëm për të cilin luftojmë; tërësia e interesave dhe e kërkesave që përkrahim; kauzë. Çështje e drejtë. Çështja e përbashkët. Çështje fisnike. Çështja e revolucionit. Luftoj për një çështje. I shërbej një çështjeje. Bujqësia - çështje e gjithë popullit.
3. Rrethanë ose punë që prek drejtpërdrejt dikë ose që varet dhe përcaktohet nga diçka tjetër. Çështje nderi. Çështje lavdie. Është çështje kohe varet nga koha, do të kryhet sapo të plotësohet koha e nevojshme.
4. zyrt. Ngjarje a fakt, që lidhet me veprimtarinë e dikujt dhe që shqyrtohet nga ana gjyqësore ose administrative; dokumentet për këtë ngjarje a fakt ose për njeriun që ka të bëjë me to. Çështje penale. Çështja e shpërdorimeve. Dosja e çështjes. Shqyrtoj (gjykoj, hetoj, ndjek) një çështje. Rishikoj çështjen. * Çështje jetë a vdekjeje shih te JET/Ë,~A I. E bëj çështje e ngre me të madhe diçka; e kërkoj me këmbëngulje, tërheq vëmendjen e të gjithëve për diçka. E bëj çështje të përbashkët veproj së bashku me një tjetër (zakonisht për një punë të shtrembër). Për se është çështja? për se është fjala, ç’problem ka dalë, si është puna?