Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇEHRE f.bised.
1. Pamja e fytyrës; ngjyra e fytyrës; shprehja e fytyrës. Çehre e zbehtë. Çehrja e vdekjes. Me çehre të vrarë (të prishur). Iu prish (iu nxi, i ndryshoi) çehrja. Merr çehre tjetër. I erdhi çehrja. I iku (iu pre, i ra) çehrja u zbeh shumë. Nuk i qesh çehrja. Duket që në çehre. E njoh në çehre. I ra një çehre e verdhë. Nuk kish çehre të mirë. Një çehre i vinte, një çehre i shkonte i ndryshonte aty për aty ngjyra e fytyrës; here skuqej, herë zbehej.
2. Shprehje mirëdashëse e fytyrës. I jap çehre e pres me fytyrë të çelur. Miku (mysafiri) do çehre miku duhet pritur buzagaz e me zemër të hapur.
3. Pamje e vrenjtur e fytyrës, fytyrë e ngrysur. I foli me çehre. E priti me çehre. Mos mbaj çehre.
4. Ngjyra e një bime të zhvilluar mirë, pamja e zakonshme e bimës së shëndoshë. Mori çehre misri. * I ra çehrja e vdekjes shih te VDEKJ/E,~A.