ÇEKAN m.sh.
1. Vegël dore, që përbëhet nga një kokë metali ose druri (në njërën anë e rrafshët e në tjetrën me majë) e nga një bisht dhe që shërben për të mbërthyer ose për të goditur a për të rrahur diçka. Çekan hekuri (druri). Çekani i farkëtarit (i këpucarit, i muratorit). Çekani i gjeologut. Çekan alpinistësh. Çekan për gurë. Bishti i çekanit. Koka (maja) e çekanit. Flamuri me drapër e çekan. Ngul (mbërthej) me çekan. I bie me çekan. Kalit me çekan. Punoj me çekan. Rreh si çekan.
2. Pjesë e disa mekanizmave në trajtë të një koke, që shërben për të goditur a për të rrahur. Çekanët e dërstilës. Mulli me çekanë.
3. tek. Makinë për punimin e metaleve, që ka një pjesë e cila godet. Çekan me ajër. Zhurma e çekanëve.
4. Çoku i portës, trakullore. * I bie çekanit diku a në diçka ngul këmbë me të madhe për diçka; tërheq vëmendjen për diçka. Të rrahë (të bjerë) çekani diku ose në diçka të vihet theksi kryesor, të ngulet këmbë me shumë në një drejtim. E mori vesh (e kaptoi) ku rrihte çekani e kuptoi cili ishte thelbi i vërtetë i çështjes, e mori vesh synimin ose qëllimin e vërtetë. Ku i bie çekanit? Ku e hedh fjalën, ku e ka qëllimin? Drapër e çekan shih te DRAP/ËR,~RI. I rri çekan (çekiç) mbi kokë e mbikëqyr vazhdimisht për të bërë diçka, e nxit vazhdimisht duke e detyruar të bëjë diçka. Më rrahin shumë çekanë (çekiçë) në kokë (mbi krye) kam shumë shqetësime, kam shumë telashe.