ÇEKIÇ
m. sh.
- Çekan i vogël prej metali. Çekiçi i këpucarit (i farkëtarit, i muratorit). Çekiç pikës vegël me një kokë metalike me majë, që ngrohet shumë për të ngjitur me kallaj, havi. Çekiçi i shkresës çekiç për të bërë vijat e thelluara në enët prej bakri a prej teneqeje. Çekiç kose. Çekiçi i neurologut. I bie me çekiç.
- tek. shih ÇEKAN,~I 2,3. Çekiç automatik (pneumatik). Çekiç shpues. Mulli me çekiçë.
- anat. Eshtra e parë e vogël në veshin e mesëm, që mbështetet në kudhrën.
- sport. Vegël sportive, e përbërë nga një lëmsh metalik, i lidhur te një zinxhir me dorezë në fund, që hidhet nga atleti pasi rrotullohet disa herë me forcë. Hedhja e çekiçit.