Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇEKIÇ m.sh.
1. Çekan i vogël prej metali. Çekiçi i këpucarit (i farkëtarit, i muratorit). Çekiç pikës vegël me një kokë metalike me majë, që ngrohet shumë për të ngjitur me kallaj, havi. Çekiçi i shkresës çekiç për të bërë vijat e thelluara në enët prej bakri a prej teneqeje. Çekiç kose. Çekiçi i neurologut. I bie me çekiç.
2. tek. shih ÇEKAN,~I 2,3. Çekiç automatik (pneumatik). Çekiç shpues. Mulli me çekiçë.
3. anat. Eshtra e parë e vogël në veshin e mesëm, që mbështetet në kudhrën.
4. sport. Vegël sportive, e përbërë nga një lëmsh metalik, i lidhur te një zinxhir me dorezë në fund, që hidhet nga atleti pasi rrotullohet disa herë me forcë. Hedhja e çekiçit. * I rri çekiç (çekan) mbi kokë shih te ÇEKAN,~I. Më rrahin shumë çekiçë (çekanë) në kokë (mbi krye) shih te ÇEKAN,~I. Njëri (i bie) kudhrës, tjetri çekiçit (çokut) shih te KUDH/ËR,~RA.