ÇEL
kal.
- Hap: çel dritaren; i çeli sytë; çel tokën (ugarin) punoj për herë të parë, çaj; i çel kredi (fin.) i jap mundësi të tërheqë para; çel rrugë të reja (fig.); çel një hendek.
- fig. E bëj të gëzohet: ia çeli fytyrën.
- Ngroh vezët; jokal. del nga veza (për zogjtë, larvat).
- Bën të hapen petlat e të dalin gjethet; jokal. shpërthen burbuqja a sythi, lulëzon: kanë çelur pemët; sa lule çelin, të gjitha s'lidhin (fj. u.).
- jokal. Fillon të zbardhë, agon: çeli dita.