Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇELIKTË mb.
1. Që është bërë prej çeliku. Unazë e çeliktë. Teh i çeliktë. Shufër e çeliktë. Kapak i çeliktë. Litar i çeliktë. Kullë e çeliktë.
2. fig. Shumë i fortë e i qëndrueshëm; që nuk prishet nga asgjë; që duron çdo goditje e vështirësi; i pathyeshëm. Muskuj të çeliktë. Duar të çelikta. Nerva të çelikta. Njeri i çeliktë. Vullnet i çeliktë. Lidhje të çelikta. Disiplinë e çeliktë. Bashkim i çeliktë. Mburojë e çeliktë.