Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇELUR mb.
1. Që lejon të hyjë brenda, të dalë a të kalojë lirisht dikush a diçka, i hapur; kund. i mbyllur. Derë e çelur. Dritare e çelur. Përgjysmë i çelur.
2. Që i është hequr tapa, kapaku, mbyllësja a mbështjellja; kund. i mbyllur. Shishe e çelur. Kuti (enë) e çelur. Zarf i çelur. Me grykë të çelur.
3. Që i ka pjesët a anët të larguara ose të mënjanuara njëra nga tjetra, që është shpalosur, i hapur; kund. i mbyllur. Libër i çelur. Me sy të çelur. Me gojë të çelur.
4. Që është gërmuar a shpuar, i çarë; që nuk është mbuluar a mbushur. Varr i çelur.
5. Që ka filluar veprimtarinë, që punon, i hapur; kund. i mbyllur. Dyqan i çelur. Rri i çelur gjithë ditën.
6. Që lejon kalim të lirë; që nuk është i zënë a i rrethuar me diçka. Rrugë e çelur.
7. fig. Që lë mundësi të lirë për të ecur përpara, që nuk ka pengesa a vështirësi; i hapur. Rrugë të çelura. Horizonte (perspektiva) të çelura. I ka të gjitha rrugët të çelura.
8. fin. Që i vijon veprimet me të holla, që nuk është mbyllur a ndërprerë, i hapur. Llogari e çelur. Kredi e çelur.
9. Që ka ngjyrë jo të theksuar, e cila afrohet me të bardhën, i hapur; kund. i errët, i mbyllur. Ngjyrë e çelur. E kuqe e çelur.
10. Që tingëllon i qartë e i pastër (për zërin). Zë i çelur.
11. Që është i qeshur e i gëzuar, që është gjithnjë buzagaz e i afrueshëm; kund. i zymtë. Fytyrë e çelur. Është gjithnjë i çelur në fytyrë.
12. fig. Që është i gjallë e i zhdërvjellët në marrëdhëniet me të tjerët, që nuk është i mbyllur e i humbur; kund. I mbyllur. Djalë i çelur. Vajzë e çelur. Bëhet më i çelur.
13. Që hapet në një vend, që ka një të prerë a një të çarë diku (për veshjet); kund. i mbyllur. Jakë e çelur. Me grykë të çelur.
14. Që i kanë shpërthyer burbuqet ose boçet. Lulet e çelura. Boçet e çelura. Pambuk i çelur.
15. Që ka dalë nga veza; që ka dhënë zogun ose larvën. Vezët e çelura. Fara e çelur e krimbit të mëndafshit. * Me ballë të çelur (të hapur) shih te HAPUR (i,e). Me zemër të çelur (të hapur) shih te HAPUR (i,e).
ÇELUR ndajf.
1. Në mënyrë që lejon të hyjë brenda, të dalë a të kalojë lirisht dikush a diçka; hapur; pa çelës; kund. mbyllur. E lë (mbetet) çelur. Qëndron çelur. Dera ishte çelur.
2. Me pjesët a anët të larguara ose të mënjanuara njëra nga tjetra, hapur; kund. mbyllur. Me sytë çelur. Me gojë çelur. E lë çelur.
3. Duke punuar, në veprimtari (për një institucion, një shkollë, një dyqan etj.); kund. mbyllur. Shkolla rri çelur. E gjeta dyqanin çelur. Rri çelur gjithë ditën. Ekspozita qëndron çelur prej orës...
4. fig. Haptas, pa e fshehur, hapur. I flas çelur. E shfaq çelur. * Ëndrra me sy çelur (hapur, hapët) shih tek ËND/ËRR,~RRA
5. E ka derën çelur (hapur) shih te HAPUR. E mban derën çelur (hapur) shih te HAPUR.