ÇERMENIKAS m.sh.
Banor vendës i krahinës së Çermenikës (në verilindje të Elbasanit) ose ai që e ka prejardhjen nga Çermenika.
ÇERMENIKAS mb.
Që lidhet me Çermenikën ose me çermenikasit, që është karakteristik për Çermenikën ose për çermenikasit, i Çermenikës ose i çermenikasve; që është krijuar nga çermenikasit. Malësorët çermenikas. Valle çermenikase. Veshje çermenikase.