Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ÇETELE

    f. sh. vjet.
    1. Shkop ose cope druri e lëmuar, që përdorej si mjet për të mbajtur llogaritë midis blerësit e shitësit, duke e ndarë në dy pjesë të njëjta, në të cilat gdhendeshin dhëmbëza për numërim; rabush. Dhëmbëzat e çeteles. I mbanin (i shënonin) në çetele. I numëronte në çetele. I kishte në çetele.
    2. Shkop ose copë druri e hollë, që ndahej në dy pjesë, nga të cilat njëra i vihej një plaçke ose një sendi për të mos e ngatërruar me të tjerat dhe tjetrën e mbante pronari. I vinin çetele gunës në dërstilë. Puq çetelet.
    3. Dhëmbëz ose qukë që shënohet në një send. I bëj çetele.

      Shprehje

      • E vë në çetele e mbaj shënim, e shënoj për të mos e harruar a për ta mbajtur parasysh. Janë puthitur çetelja me çetelen keq. janë bashkuar dy njerëz të njëjtë, janë si njëri tjetri, ka gjetur tenxherja kapakun.